E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Në 6-mujorin e parë të 2010-ës hiqen vizat

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka garantuar edhe një herë heqjen e vizave për shqiptarët brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm, por ka ftuar opozitën të bashkëpunojë me qeverinë që ky proces të realizohet sa më shpejt. "2010-ta do jetë viti i lëvizjes së lirë për shqiptarët sepse standardet e udhërrëfyesit të KE-së për liberalizmin e vizave janë realizuar nga ana e qeverisë dhe insitutucioneve shqiptare", u shpreh ai. Sipas tij, pengesë për Shqipërinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit që kanë regjim pa viza, ka qenë mungesa e pasaportave biometrike. Ministri theksoi se opozita është e pasinqertë në deklaratat e saj se heqja e vizave do të bëhej para vitit 2010. Ilir Meta i ka bërë apel opozitës të bashkohet me përpjekjet e qeverisë që procesi i liberalizmit të vizave të ecë me ritme të shpejta."Opozita është e mirëpritur t'i bashkohet këtij procesi integrues. Nuk është momenti që të akuzojmë njeri tjetrin pse ku proces nuk u bë më parë", nënvizoi ai.
Meta tha se 2009-ta kujtohet si viti i anëtarësimit në NATO i Shqipërisë, anëtarësim që Shqipëria e ka merituar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›