E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori: Spanja nuk ka hartuar asnjë rezolutë për Serbinë



Ambasadori spanjoll në Beograd, Injigo de Palasio Espanja, ka deklaruar sot se Spanja nuk ka hartuar përmbajtjen e rezolutës mbi Kosovën për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Spanja nuk ka hartuar kurfarë varianti të ri të rezolutës", ka thënë ambasadori spanjoll për agjencinë e lajmeve Beta, pas shkrimeve në mediat serbe se Spanja është duke e përgatitur një variant kompromisi të rezolutës, me të cilën do të zëvendësohej ajo që Serbia tashmë e ka dërguar në Kombet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›