"Stacioni i fundit", 2 në pranga për drogë
Në vazhdim të operacionit "Stacioni i fundit" uniformat blu të kryeqytetit kanë arrëstuar në orët e vona të natës 2 shtetas të cilëve iu gjet lëndë narkotike.
Policia vuri në pranga Klisman Nanon, 51 vjeç banues në Tirane, i dënuar më parë për vjedhje si dhe në Itali për vrasje të mbetur në tentativë.Po ashtu u arrestua edhe
Valter Simon Foto, vjeç 55, banues në Tirane, i dënuar më parë për armëmbajtjes pa leje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Të arrestuarve në bulevardin "Zhan D'Ark" ju gjeten dhe ju bllokuan në cilësinë e provës materiale 70 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë si dhe 3 celularë.