E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aksidentohet me motorr, vdes i riu

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mesditën e sotme në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ku motorçikleta në të cilën udhëtonte 19-vjeçari Florian Palalaj dhe Aldo Jaku 16 vjeç ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur. Përplasja ka qënë fatale për 19-vjeçarin Palalaj ndërsa drejtuesi i motorçikletës 16-vjeçari Jaku ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta. Edhe pse 19-vjeçari është dërguar urgjent në spital ai nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Mendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte motorçikleta. Ndërkohë policia ndodhet ka shoqëruar në polici drejtuesin e motorçikletës 16-vjeçarin Aldo Jaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›