E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i anëtarit të KQZ, Sequi dhe Wollfarth: Do ta shqyrtojmë çështjen

Dy ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së, Ettore Sequi dhe Eugen Wollfarth kanë deklaruar se do ta shtyrtojnë me vëmendje vendimin e komisionit të ligjeve për të zëvendësuar anëtarin e LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

I pyetur nga mediat në lidhje me këtë vendim të mazhorancës ambasadori Sequi ka theksuar shkurt se është herët për të folur por do ta shqyrtojë me vëmendje vendimin.

Ndërsa Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, ka deklaruar  se duhet shpjeguar baza ligjore me të cilën është ndërmarrë një vendim i tillë ndërsa ka kërkuar që institucionet të marrin vendime të kujdesshme dhe me konsensus.

“Aspektet politike varen nga palët politike por aspektet ligjore duhet të jenë të vëmendje të të gjitha palëve.   Duhet të shohim bazën ligjore me të cilën është marrë një vendim i tillë.  Do të kërkojmë edhe një sqarim , sigurisht që kjo kërkon kohë dhe për këtë arsye çdo vendim duhet të merret me kujdes të madh dhe konsensus tha ambasadori.

Gjithashtu ambasadori Wollfarth ka apeluar që KQZ të shihet nga palët si një organ jo politik. “Detyra e anëtarëve të KQZ-së nuk është politike.  E rëndësishme është që çdo hap që merret për KQZ të jetë i bazuar në ligj tha ambasadori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›