E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Fond për rimbursimin e barnave, 420 ilaçe në listë

Do të arrijë në 420 numri i medikamenteve të cilat do të jenë në listën e barnave të rimbursueshme. Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të miratojë një fond për rimburësimin e barnave ndësa shtoi se lista e këtyrë medikamenteve ka një numër rekord të tyre.
 

Sipas tij është rritur fondi për shëndetësinë ndërsa shtoi se fondi për rimburësim e barnave nga 3.8 miliard lekë që është sot do të shkojë në 7.4 miliard lekë.
 

“Lista e re e barnave zgjeron gamën e sëmundjeve dhe medikamenteve që përfshihen në rimburësimin” theksoi Berisha ndërsa ka shtuar se janë bërë hapa të rëndësishme edhe në fushën e diagnozës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›