Sequi: Procesi zgjedhor të jetë i drejtë, i pavarur dhe transparent
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi ka apeluar për përmbyllje të drejtë e transparentë të procesit zgjedhor. I pyetur nga “Ora News” për zgjedhjet pas një aktiviteti të organizuar tek “Shkolla e Kuqe”, ambasadori Sequi theksoi se procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar dhe pritet që ai të jetë i drejtë, i pavarur dhe transparent.
“Procesi zgjedhor është mjaft i rëndësishëm pasi Bashkimi Europian do të bëjë vlerësimin në fund të vitit për pjekurinë demokratike të vendit” theksoi Sequi.
Ndërkohë duke iu referuar aktivitetit të organizuar tek “Shkolla e Kuqe” ku u paraqitën edhe punimet e nxënësve të kësaj shkolle, Sequi ka theksuar se është i kënaqur që ndodhet pranë nxënësve pasi ata janë e sotmja dhe e ardhmja e vendit.
“Jam i frymëzuar nga entuziazmi që ata kanë dhe kjo tregon se ardhja e vendit është optimiste” theksoi Sequi.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë vizitoi sot ekspozitën me punimet e nxënësve "Ndotja e ajrit dhe trafiku në Tiranë-siç e shoh unë" tek "Shkolla e Kuqe".