Berisha:Inkurajim të projekteve të bashkive

Asambleja Rajonale e Bashkive është mbledhur sot në hotel Tirana për të diskutuar për problemet që i shqetësojnë këto bashki dhe për krizën globale. Në këtë asamble morën pjesë të gjithë kryebashkiakët edhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Kreu i Qeverisë Berisha në fjalim para kryebashkiakëve të vendit u shpreh se decentralizimi është prioritet i qeverisë dhe se me opozitën qeveria ka bërë decentralizim fiskal. Berisha gjithashtu shtoi se qeveria ka inkurajuar projektet e bashkive dhe ka akorduar pa ngjyra politike fonde shtesë për bashkitë në të gjitha qytetet. Kreu i Qeverisë gjithashtu u shpreh se është në proçes miratimi i një ligji të ri për financat vendore dhe se qeveria po përpiqet të bëjë kanalizimet dhe ujësjellsat për gjysmën e popullit me fondet e qeverisë dhe donatorëve