E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet vendase mbajnë çmimet stabël



Prodhimet vendase çmimet stabël të produkteve bujqësore. Çmimet e shitjes me pakicë të artikujve bujqësorë në disa tregje kryesore të Shqipërisë vazhdojnë të shënojnë stabilitet dhe në javën e fundit të muajit nëntor. Burime nga Drejtoria e Statistikave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bëjnë me dije se shtrirja e prodhimit bujqësor gjatë gjithë vitit dhe dalja në treg edhe jashtë sezonit të prodhimit, një nga objektivat kryesorë të këtij dikasteri, ka ndikuar drejtpërdrejt në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Sipas MBUMK-së, ky tregues është 'mbështetur' edhe nga moti i qëndrueshëm që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve, i cili ka favorizuar prodhimin vendas të disa prej artikujve që janë jashtë sezonit të prodhimit, duke ndikuar kështu në uljen e importit të tyre dhe ruajtjen e nivelit të çmimit. Ashtu si dhe një javë më parë, çmimi mesatar në vlera të pandryshuara rezulton të jetë për patatet 50 lekë/kg, domatet 80 lekë/kg, specat 120 lekë/kg dhe kështu edhe për artikuj të tjerë. Java që sapo mbaroi shënoi çmime më të ulëta në qytetet Fier, Korçë e Lushnjë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›