Berisha: Zgjidhja brenda dy javëve

Kryeministri Sali Berisha ka folur sot përsëri në lidhje me bisedimet e zhvilluara në Strasburg në praninë e ndërkombëtare me kreun e opozitës Edi Rama.
Berisha tha se janë lënë dy javë kohë për gjetjen e një zgjidhje ndërsa shtoi se ajo duhet të jetë në respekt me Kushtetutën e vendit.
Edhe më herët dje gjatë kthimit nga Strasburg, Berisha duke iu referuar qëndrimit të mbajtur prej tij, por edhe prej organizatorëve europiane të tryezës së bisedimeve ka thënë se në takim është shprehur vendosmëria për respektimin e Kushtetutës në gjetjen e një zgjidhje mbi krizën politike.
Sot pritet konferencë për shtyp e kryesocialistit Rama për takimin në Strasburg.