E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Ligj për financimin e feve

Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot hartimin sa më të shpejtë dhe konform standardeve më të mira të ligjit për financimin e institucioneve fetare në Shqipëri.Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal në marrëveshjen e nënshkruar rreth 1 muaj më parë mes Qeverisë dhe komuniteteve fetare në Shqipëri, zbatimin e së cilës e konsideroi si "një detyrim kushtetues të qeverisë". Sipas Kryeministrit, "kjo marrëveshje historike rregullon marrëdhëniet e shtetit me këto komunitete dhe përcakton qartë se shteti duhet të miratojë një ligj lidhur me financimin e misioneve fetare". Duke e konsideruar shumë të rëndësishëm miratimin e këtij ligji, Kreu i Qeverisë vuri në dukje se "prej mëse dy vjetësh është përcaktuar një fond në Ministrinë e Kulturës, i cili ka patur si qëllim kryesor restaurimin e trashëgimisë fetare". Në këtë aspekt, ai informoi se "ky fond i qeverisë është shtuar edhe me donacione jo të pakta të institucioneve apo vendeve mike".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›