Klosi:Opozita do të monitorojë qeverinë

Partia Socialiste me anë të sekretarit të saj Blendi Klosi është shprehur për kodin zgjedhor. "Mbrëme mbyllëm pjesën e parë të një proçesi të suksesshëm por tani opozita do të monitorojë qeverinë" u shpreh Blendi Klosi. Sipas Klosit Kryeministri Berisha duhet të sigurojë infrastrukturën zgjedhore . Berisha duhet të na kthejë përgjigje për regjistrimin kombëtar, për listat paraprake dheduhet të japë një afat për kartat e identitetit u shpreh në fjalimin e tij para mediave Klosi.