Ndoka: Do të ringrejmë të djathtën pa Berishën

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka në një deklaratë për shtyp u shpreh se PD-ja dhe PS-ja në një seancë të turpshme kundër lirisë votua një kod elektoral që i shërben pushtetit personal të dy njerëzve. Sipas Ndokës pluralizmi politik dhe standartet e demokracisë mbas votimi të kodit elektoral e kanë kthyer Shqipërinë hapa prapa .Sipas Ndokës PDK-ja do të jetë në ballë të një lëvizjeje të fuqishme politike për të ringritur të djathtën pa Berishën i cili jo vetëm ka marrë peng të djathtën por po bashkëpunon me tiranin e ri socialist.