E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Mirënjohje e thellë për NATO-n

Kryeministri Sali Berisha doli sot në një konferencë për shtyp duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ish-presidentit të SHBA-ve Bill Klinton që udhëhoqi aleancën në betejën vendimtare për lirinë e shqiptarëve.
çlirimi i Kosovës tha ai erdhi si rezultat i një lufte dhe sakrificës së qytetarëve të Kosovës që në një betejë të pabarabartë u angazhuan për liri dhe dinjitet.
"Sot pas 11 vitesh, çdo qytetar i vendeve të NATO-s ndihet krenar pasi Kosova, nga vendi më i pasigurtë në Evropë, falë kësaj ndërhyrjeje dhe pranisë së KFOR-it është shndërruar në një nga vendet më të sigurta në rajon", u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›