Berisha:Njëra halë i mbeti në fyt dhe ata kapitulluan
Kryeministri Berisha ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj koalicionit PS-LSI. Ndërsa ka inaguruar ndërtimi i rrugës Picarë-Golem, shefi i qeverisë ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryesocialistit Rama duke theksuar se ai vuan nga psikoza e karriges.
Rama ka psikologjinë nga bunkeri i bllokut ku është rritur, nga psikoza që vuan. Kur t’i verbon karrigia sytë, nuk di çfarë flet. Nuk mund të jesh edhe në qeveri edhe në opozitë, e përcakton Kushtetuta kush është në opozitë. I thashë se halat e ngjalave do t’u ngelin në fyt, njëra i mbeti, tani ata kapitulluan tha Berisha.
Kryeministri gjithashtu ka premtuar se gjatë 4 viteve të ardhshme qeverisëse do të ndërtohen të gjitha rrugët në qarkun e Gjirokastrës.
Ne ndërtuam 10 mijë km rrugë dhe ndërtimi i tyre u bë i mundur nga rritja ekonomike, dhe nga lufta kundër korrupsionit. Mblodhëm 9.2 miliardë dollarë më shumë se qeveria e mëparshme. Po ndërtohet në të katërt anët e qarkut të Gjirokastrës. Zotimi ynë është që të ndërtojmë çdo rrugë, alternativa jonë është zhvillimi i shpejtë i vendit. Alternativa jonë është krijimi i vendeve të reja të punës është shprehur më tej kryeministri.