Topalli: PS do të ikë për lesh, bashkë me bllokun
PS: Po shantazhoni opozitën. Patozi: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet, Rama po bllokon KQZ
BLEDAR HOTI
Degjeneron Parlamenti në ditët e fundit të tij. Seancat e fundit të këtij Kuvendi, që përkojnë me dy muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit, rikthejnë tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo u vu re qartë dhe te mënyra e sjelljes së kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila iu drejtua opozitës me shprehjen ju do të ikni për lesh. Zhargoni i spikeres së Kuvendit ka qenë objekt i debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës. I mbledhur pas një shkarkimi të disa ditëve më parë të anëtarit të KQZ-së, Kuvendi nuk është shkëputur nga tensioni politik. Debati është fokusuar në shkarkimin e dorëheqjen e disa anëtarëve, pavarësisht se në rendin e ditës ishin parashikuar çështje që nuk kishin lidhje me KQZ-në.
Topalli
Irritimi i kryeparlamentares ndodhi në momentin kur po diskutonte deputeti i PS-së, Blendi Klosi, i cili u shpreh se edhe 65 ditë, 1 orë e 43 minuta e 55 sekonda i ka mbetur Berishës që të jetë në pushtet. Që ju të ikni për lesh, ia ktheu nga podiumi kryeparlamentarja. Ndërkohë që Topalli ia ka prerë fjalën deputetes së PS-së, Arta Dade, e cila po fliste për çështjen e KQZ-së. Përplasjet e spikeres së Kuvendit vijuan me deputetët e opozitës Taulant Balla, Ermonela Felaj dhe Ilir Bejtja si dhe me Besnik Barajn. Diskutimet e deputetëve të opozitës u fokusuan dhe te fyerjet që Topalli lëshoi në adresë të tyre. Seanca e djeshme ka qenë maratonë, pasi për 6 projektligje kanë qenë regjistruar mbi 80 diskutantë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga radhët e opozitës. Të gjithë diskutimet u përqendruan në situatën e krijuar në KQZ. Konflikti në seancë ndodhi mes deputetit të PD-së, Dashnor Sulaj, dhe socialistit Taulant Balla. Ky i fundit është ndërprerë në diskutim, por Balla i është drejtuar Dashi i gjelave, mos u mërzit, duro se merrem dhe me ty. Në momentin e mbarimit të diskutimit, Sulaj i është hakërruar Ballës me shprehje banale. Të q… motrën. Nëse je trim, hajde dalim jashtë!, i është drejtuar Sula, Ballës. Ai nuk ka ngurruar ti bëjë me shenjë Ballës, duke nënkuptuar se ta pres kokën. Ndërsa disa deputetë të PS-së janë munduar të ndalin sherrin. Socialisti Prenga i është drejtuar Sulës, se nëse është burrë të matet me të përjashta. Socialisti Fatmir Xhafaj ka kërkuar nga ana e Jozefina Topallit që, siç përjashton deputetët socialistë, të bëjë të njëjtën gjë edhe për Dashnor Sulën. Topalli nuk ka reaguar. Për arrogancën e treguar karshi opozitës, deputeti i PS-së, Besnik Baraj i kërkoi Ruçit që të mbajmë qëndrim. Nuk kemi të drejtë që dy javë të mos vijmë në Parlament, që të mos dëgjojmë shprehje vulgare, aq më tepër nga një grua që rrezaton etikë?. Topalli i është përgjigjur duke thënë sa të persekutuar, babai yt Mithat Bare i ka futur në burg?. Ndërsa Bare nga vendi i është kundërpërgjigjur se pse nuk i tregon njerëzve se ku ka punuar babai yt, pse e mban të fshehur. Pse e hoqën nga puna, tregoje këtu.
Ruçi & Patozi
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka dënuar me forcë qëndrimin e Topallit. Në këtë sallë ka ndodhur një hata e madhe. Ju po na turpëroni, po na diskretitoni dhe po na prishni marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë. Jemi dy muaj përpara zgjedhjeve dhe KQZ është në krizë të thellë. Në Shqipëri ka vdekur parlamentarizmi, politika dhe besimi i qytetarëve tek vota e lirë. Në cilin Parlament të Europës, një kryetar i Kuvendit u thotë deputetëve do ikni për lesh? Po ju do ikni për lesh, se në këtë vend, drejtësia, shëndetësia, shërbimi arsimor blihet… Sot e kësaj dite, me vjedhjen e votave në 2009, ju nuk jeni mazhorancë, se keni ardhur me vota të vjedhura. Po na turpëroni para Europës, po na diskretitoni dhe po na prishni me partnerët tanë europianë dhe amerikanë dhe ju thoni po ikni për lesh. Jemi fiks dy muaj para zgjedhjeve, institucioni kryesor i zgjedhjeve është inekzistent, ka vdekur parlamentarizmi dhe besimi i shqiptarëve te vota e lirë. Si nuk ju vjen marre para vendit dhe më dërgoni ftesën mua zoti Ruçi plotëso vendet. Cilat vende? Të atij institucioni që përdhosët dhe e morët peng dhe e bëtë të politizuar? I keni mbledhur shifrat e popullit, jeni opozitë me shifrat e popullit. Nuk bëhet fjalë as ne, as ju, të keni opozitën, por të kemi institucione garante të votës së lirë të shqiptarëve. Kryefjala jonë sot do jenë problemet që parashtrova, tha Ruçi. Ai i kërkoi mazhorancës që të mos shkelë vizën e kuqe, duke mos prishur marrëdhëniet me SHBA-në, duke i kërkuar që të gjejë maturinë për të zhbërë ato që bëri pak ditë më parë. Pas këtij qëndrimi, fjalën e ka marrë kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi, i cili e akuzoi liderin e PS-së, për prishje të zgjedhjeve. Kuvendi nuk ka mbajtur kurrë ndonjëherë zi për shkarkimin e një funksionari, aq më pak të një anëtari të KQZ. Janë liruar dhe shkarkuar edhe më të fuqishëm, edhe më të rëndësishëm se Ilirjan Muho, dhe Parlamenti nuk e ka kthyer kokën pas. Unë bie dakord me ata që thonë se politikanët nuk merren me të shkuarën, por shohin nga e ardhmja. Me të shkuarën merren historianët, madje edhe arkeologët, po të doni, Por mesa duket, kjo është edhe pasoja e parë plot humor e krushqisë së re të 1 prillit. Tani nuk ka më asnjë dilemë. Edi Rama do të prishë zgjedhjet. Por çfarëdo vendimi që të marrë Ed Rama, zgjedhjet do të mbahen. Sepse ato janë e drejta kushtetuese e shqiptarëve, të cilët një herë në katër vjet dhe në datën e caktuar nga Presidenti ftohen të votojnë qeverinë e tyre të re. Duke tentuar bllokimin e KQZ, Edi Rama po i shmanget detyrimit të vet kushtetues, tha Patozi.
Debatet Blendi Klosi: Edhe 65 ditë, 1 orë e 43 minuta e 55 sekonda i kanë mbetur Berishës që të jetë në pushtet. Jozefina Topalli: Edhe shkoni për lesh edhe ju! Blendi Klosi: Çfarë thatë …? Jozefina Topalli: Ju jeni tu kja (qarë) humbjen e zgjedhjeve more zotëri… Taulant Balla: Ne do ti fitojmë zgjedhjet, sepse shqiptarët janë lodhur nga kjo mazhorancë që e ka ndërtuar rrugën e vet me katër patenta që nuk kanë të bëjnë me Europën. Me patentën e korrupsionit, të vjedhjeve, të vrasjeve… Jozefina Topalli: Ore ti ke thënë që jep dorëheqjen se nuk ke tokë, na shpjego tani se pse s’jep dorëheqjen se doli toka, tani… Taulant Balla: Ti moj zonjë, nënkryetarja e një partie të një kryeministri që ka vrarë… Jozefina Topalli: Ore LSI e keni ju apo kush e ka? Bllokun e keni ju apo kush e ka.. Taulant Balla: Ti moj zonjë, ke ngrënë dhe ti moj zonjë nga ai bllok, se ke marrë dhe ti nja dy koncesione bashkë me kompaninë Curri… Jozefina Topalli: Hajt na i kallzo, hajt ta marrsha na i kallzo se po më pëlqeka shumë kjo histori… Taulant Balla: I ke marrë nja dy hidrocentrale. Jozefina Topalli: Vetëm dy?? (Qesh) Taulant Balla: A ke marrë më shumë? I ke marrë shpirtin dhe Radio Shkodrës me atë pallatin që ke bërë aty përballë. Ti ke patentën për daljen jashtë shtetit, nuk ke lanë shtet pa shëtitur, ke harxhuar 735 mijë euro. Nuk ka asnjë kryetar Parlamenti që ka vepruar si ti. Jozefina Topalli: Tani Taulant, me të than të drejtën, nuk të kam marr me vete kurrkund ku kam shkuar dhe më je lut, më ke çuar mesazhe, aman moj më