Greqi, gjendet trupi i masakruar i një shqiptari
Policia greke bëri të ditur se trupi i pajetë i një shqiptari rreth 33 vjec është gjetur nga kalimtarë të rastit në fshatin Katerini të Selanikut. Mjeku ligjor që kqyri kufomën bëri të ditur se vdekja ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij
SELANIK-Gjendet një shtetas shqiptar i vrarë në Selanik të Greqisë. Policia greke bëri të ditur se trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur nga kalimtarë të rastit në fshatin Katerini të Selanikut. Mjeku ligjor që kqyri kufomën bëri të ditur se vdekja ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij. Trupi që i përket moshës rreth 33 vjec ka patur dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kraharor. Nuk është zbuluar ende identiteti i shqiptarit të vdekur pasi në rribat e tij nuk u gjet asnjë dokument identifikimi. Trupi aktualisht ndodhet në morgun e Selanikut. Policia greke po heton për të zbuluar identitetin e shqiptarit dhe autorët që e dhunuan atë për vdekje.
(d.b/BalkanWeb)