Berisha:Pas rrugëve, projekti tjetër i madh,vaditja
LEZHE- “Pas projektit te rrugeve, projekti i dyte i madh kombetar do te jete vaditja dhe subvencionimi per druret frutore qe do te mbillen”.
Keshtu eshte shprehur kryeministri Sali Berisha, gjate inauigurimit te rrugës Lezhë Rrilë Shënkoll, një investim me vlerë 2 milionë euro, qe i i shërben një komuniteti prej 20 mijë banorësh, nga bashkia e Lezhës dhe komunat përreth.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Berisha e vleresoi kete ndertim si deshmi te përpjekjes së përbashkët për të ndërtuar në çdo skaj të vendit Evropën që ëndërrojmë.
Rruga dhe sistemi i ri rrugor që ne ndërtojmë përbën elementin më themelor në përpjekjen tonë për të realizuar një ëndërr fisnike, një ëndërr të merituar plotësisht: Shqipëria vend i zhvilluar, tha Berisha, duke njoftuar projektin tjeter te madh te qeverise.
Kreu i qeverise ka premtuar se Shqiperia do te behet e njohur ne mbare Evropen për prodhimet e saj, si një dëshmi kjo e potencialeve të mëdha që ka ky vend dhe si vendosmëri e qeverise për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga varfëria e skamja.
Berisha u ndal edhe ne projektet per zhvillimin e metejshem te turizmit, duke vleresuar potencialet e jashtezakonshme te vendit.
“Pasuria kryesore e saj janë ujërat që burojnë nga të katër anët dhe që e bëjnë këtë vend një Norvegji të vërtetë të gadishullit të Ballkanit. Ujërat ne po i shndërrojmë në hidrocentrale dhe që së shpejti Shqipëria do të jetë vendi i parë me energji 100 përqind të rinovueshme. Lumenjtë, përronjt, burimet e saj do të shndërrohen në një pasuri të madhe, Shqipëria superfuqi energjetike në rajon”- tha ai.