E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Qeveria do ndërtojë Unazën e madhe

Qeveria do të ndërtojë Unazën e madhe të Tiranës, megjithëse kjo është detyrë e Bashkisë së Tiranës. "Qeveria do të bëjë menjëherë disponibël fondin e shpronësimit për unazën e madhe të Tiranës, dhe në rast se Bashkia nuk do të ketë financime për ndërtimin e saj, atëhere ajo do të ndërtohet nga buxheti i shtetit",deklaroi kryeministri. Berisha në mbledhjen e planifikimit të strategjive, udhëzoi ministrinë e Trasporteve të hapë tenderin për ndërtimin e unazës Tiranës, ndërsa deklaroi se bashkia e Tiranës është institucion i pabesueshëm për kredi pasi mbledhja e taksave prej saj është në gjendje të mjerueshme. Berisha garantoi se qeveria e tij do të akordojë fondin e nevojshëm për shpronësimin. Nga një parashikim paraprak sipas Bashkisë së Tiranës, ndërtimi i Unazës së madhe koston minimalisht 300 milionë euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›