PS: Gjendja e spitaleve në vend, skandaloze
Nënsekretari i Partisë Socialiste, Ilir Beqja e konsideroi gjendjen e spitaleve në vendi skandaloze. Sipas tij "Kaluan gjashtë muaj nga fillimi i punës së ministres së Shëndetësisë, dhe situata në spitale është po ajo. Edhe premtimet e saj për stabilizimin e furnizimit me ilaçe brenda dy muajsh nga dita që mori detyrën nuk u mbajtën". Beqja duke përmëndur spitalet e disa qyteteve, mungesën e energjisë, ujit, ngrohjes si dhe bllokimin e rrugëve në zonat malore deklaroi se të gjitha këto probleme nuk i dedikohen emrave të ministrave, por paaftësisë së qeverië për të krijuar një program të qartë. Në fund të fjalës së tij Beqja premtoi se "Ardhja e PS-së në pushtet dhe programi që ajo ofron, do të jenë një zgjidhje e qëndrueshme për problemet 18- vjeçare të shëndetësisë shqiptare".