E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Bode, debat për rritjen ekonomike

Kryeminsitri Berisha dhe Ministri i Financave Ridvan Bode debatojnë ashpër lidhur me rritjen ekonomike. Gjatë mbledhjes së komitetit për planifikimin e stategjive, zv,ministri i Financave Florion Mima, tha se për tre, tremujorët e parë të vitit që lamë pas ka qenë në masën 7.2 %. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e kryeministrit Berisha, sipas të cilit nuk është drejtoria makroekonomike ajo e cila nxjerr shifra për rritjen ekonomike të vendit por është instituti i statistikave. Sipas Berishës rritja ekonomike është dyshifrore, mirëpo sipas ministrit të financave Ridvan Bode nuk mund të nxjerrësh mesataren e vitit në bazë të një tremujori.Duke theksur rëndësinë e madhe që ka saktësimi i rrtijes ekonomike, kreu i qeverisë tha se ajo është baza e rritjes së pagave dhe pensioneve për të cilat kjo qeveri ka politikë të qartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›