E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Të rigjallërojmë Teatrin e Estradës

Kryeministri Sali Berisha duke e cilësuar si të dhimbshëm fushën e satirës dhe komedisë shqiptare ka kërkuar rivendosjen e Teatrit të Komedisë e Satirës. "Në fondin e letrave të letërsisë shqiptare, kanë qenë fusha të lëvruara. Por tani komedia e satira kanë marrë një goditje të rëndë. Pallatet e viktimizuan satirën. Ne duhet të rivendosim Teatrin e Komedisë dhe satirës shqiptare. Të gjendet salla, të përcaktohen stimujt që të rindërtohet", tha Berisha.
Kryeministri kërkoi që teatrit t'i jepet karakter kombëtar, pasi sipas tij, ekrani nuk e zëvendëson dot skenën.

Kreu i qeverisë në mbledhjen e qeverisë kërkoi ngritjen sa më shpejt të universitetit për administratën publike. Kryeministri tha se ngritja e universitetit merr një rëndësi të veçantë në kohën kur Shqipëria dorëzon pyetësorin për në Bashkimin Europian. "Me marrjen e përgjigjes për t'i akorduar Shqipërisë statusin e kandidatit, para Shqipërisë hapet një etapë e re ne raportet me BE-në, ajo e negocimit të dhjetra kapitujve të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. është e dosmodoshme që ne mbi baza publike të përzgjedhim modelin më funskionues, të ngremë universitetin e administratës publike", u shpreh kryeministri. Berisha tha se universiteti duhet të nisë punë vitin e ardhshëm.
"Ngritja e këtij universiteti është një domosdoshmëri për të shkolluar punonjësit e administratës publike. Universiteti duhet të fillojë punë vitin e ardhshëm ", tha Berisha.
Kreu i qeverisë i kërkoi ministrit të Arsimit ngritjen e grupit të punës për të shqyrtuar gjithë opsoinet për ngritjen e funksionimin e tij sipas modeleve të vendeve të BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›