E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish shpërthime terroriste në Rusi, 11 viktima



Rusia tronditet sërish nga shpërthimet terroriste që këtë herë kanë shënjestruar rajonin e Dagestanit. Dy shpërthime tronditën qytezën e Kizlyarit në Kaukazin verior. Sipas të dhënave të para numëohen 11 viktima, por numri mund të shtohet me kalimin e orëve. Lajmin e ka bere të ditur policia e cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
Gjithashtu mesohet së të paktën një prej atentateve ka qenë sulm kamikaz. Një person i veshur si polic ka hedhur veten në erë. Mes viktimave mësohet të jetë edhe kreu i policisë lokale. Sulmet më të fundit pasojnë sulmet vdekjeprurëse në metrotë e Moskës ku humbën jetën 39 persona.
Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë tha se sulmueset vetëvrasëse të dyshuara kishin lidhje me militantët në Kaukazin Verior. Ndërkaq mediat ruse e kanë kritikuar televizionin shtetëror për ngathtësinë në raportimin e sulmeve vetëvrasëse në metronë e Moskës.
E përditshmja e pavarur "Kommersant" shkroi se "për një orë, kanalet televizive nuk raportuan asgjë për shpërthimet në metro". Ndërsa një gazetë në internet shkroi se "televizioni e anashkaloi sulmin terrorist".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›