E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali i dalin ne prite ekzekutohet shqiptari

ROME- Nje 39 vjecar eshte ekzekutuar mbremjen e se shtunes ne Casorate ne provincen e Pavias ne Itali.

Shqiptari i identifikuar me emrin Sali Kutelli ka qene duke ecur kur nje ose me shume persona i kane dale ne prite jo shume larg sheshit Shen Maria. Me ti pari 39 vjecari ka nisur te vrapoje por eshte arritur nga autoret te cilet e kane qelluar me 7 plumba pistolete te kalibrit 7.65.

Agjencia e lajmeve ANSA ben te ditur se asnje deshmitar nuk ka qene ne vendngjarje por te shtenat me arme kane terhequr vemendjen e disa banoreve te zones te cilet kane njoftuar me pas policine.
Policia po heton pisten e larjes se hesapeve ndersa vrasja ndodh pikerisht ne zonen ku 8 dite me pare u ekzekutua per vdekje shqiptar Edmond Shtjefni. Ndersa nje tjeter vrasje u shenua 6 muaj me pare.Ne foto vendi i krimit dhe viktima Sali Kutelli
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›