Berisha,Topalli dhe Topi nderojnë Gazideden
Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetë, miq dhe familjarë kanë përcjellë për në banesën e fundit dje ish-drejtorin e SHISH-it për periudhën ‘92-‘97, i cili është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Homazhet dhe nderimet e fundit ish-drejtorit të SHISH-it i janë bërë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Në orën 12:00, ashtu siç ishte njoftuar, trupi i Bashkim Gazidedes ka mbërritur në hollin e Kuvendit dhe ka qenë i shoqëruar nga dy fëmijët e tij, vajza dhe djali, bashkëshortja, babai, vëllai dhe motrat e tij. Vetëm pak minuta më pas është nderuar nga deputetët e PD-së, Bode, Paloka, Bumçi, Basha, Oketa, Beja, Gjana, Rusmajli etj., dhe rreth orës 12:15 ka qenë kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, së bashku me pjesën më të madhe të deputetëve të grupit parlamentar të tij, të cilët kanë bërë homazhe duke nderuar kujtimin e ish-kreut të SHISH-it. Në 12:30 ka qenë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ai që ka vendosur kurorën me lule pranë trupit të të ndjerit dhe më pas ka bërë homazhin e tij duke ngushëlluar familjarët për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të dashur. Ndërsa në orën 12:50, Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Topalli, të shoqëruar nga banda frymore, kanë bërë homazhe pranë trupit të Bashkim Gazidedes, duke vendosur buqeta dhe kurora me lule për nder të tij. Pas një fjalimi të shkurtër të ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili ka kujtuar jetën dhe veprën e tij, kreu i qeverisë dhe Kryetarja e Kuvendit u janë bashkuar familjarëve, të cilët më këmbë kanë shoqëruar trupin e të ndjerit nga dera kryesore e Kuvendit deri në fund të rrugës. Më pas, trupi është drejtuar për nga varrezat e Tufinës, ku do të jetë dhe banesa e tij e fundit.
Mungesat
Në ceremoninë e djeshme, ku i janë bërë nderimet e fundit ish-drejtorit të SHISH-it, Bashkim Gazidede, janë vënë re edhe mungesat e shumë politikanëve. Megjithëse pjesë e një koalicioni qeverisës, nuk kanë ardhur të bëjnë homazhe pranë trupit të tij deputetët e PDK-së. Ka munguar gjithashtu kryetari i PAA-së, Xhuveli, por edhe kryetari i PAD-së, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Kuvendit për mazhorancën, Neritan Ceka. Ashtu siç pritej, ka munguar opozita me deputetët e saj, të cilët e kanë kaluar në heshtje këtë ngjarje, duke mos bërë asnjë koment, ashtu siç ndodh në të tilla raste, ku një shprehje popullore thotë: "Për të vdekurit, mos fol kurrë keq".
Të pranishëm
Të pranishëm në ceremoninë e djeshme kanë qenë dhe mjaft miq e bashkëpunëtorë të Bashkim Gazidedes. Homazhe pranë trupit të tij ka bërë dje prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata, por edhe kryetari i Tatimeve, Arben Sefgjini, i cili njihet dhe si një ndër bashkëpunëtorët e tij gjatë kohës që Gazidede ka qenë kryetar i SHISH-it.
Topalli ngushëllon familjen
"Bashkim Gazidedes do t‘i jemi mirënjohës për punën"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ngushëlluar dje familjen e Gazidedes për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Në mesazhin e saj të ngushëllimit, Topalli thekson: "Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë të nderuar. Më lejoni që në këto momente të vështira të humbjes së njeriut më të dashur, t‘ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të ndaj me ju dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme". Më tej ajo ka theksuar se "me ndarjen nga jeta të Bashkim Gazidedes ju keni humbur bashkëshortin, babain shembullor e të përkushtuar, ndërsa ne humbëm intelektualin e shkëlqyer, profesorin e nderuar, politikanin e vendosur, një ndër nismëtarët që kontribuoi në ndryshimin e sistemit, deputetin e nderuar, zyrtarin e ndershëm, njeriun me integritet dhe kolegun tonë të paharruar. Ai, tha Topalli, u nda nga jeta, por ka lënë pas emrin dhe punën e tij, për të cilat familja, miqtë dhe mbarë shoqëria do të krenohen e do t‘i jenë mirënjohës. Edhe një herë më lejoni të shpreh hidhërimin e thellë për këtë humbje shumë të dhimbshme dhe t‘ju gjendem pranë në këtë moment të vështirë".