Kryeministri nderon Gazideden: Ishte shërbëtor i kombit të tij
Qeveria përgatit funeral shtetëror për gjeneralin e 1997-ës. I gjitha kabineti ministror dhe ekipi i Partisë Demokratike është mbledhur dje për t‘i dhënë lamtumirën e fundit ish-kolegut të tyre, Bashkim Gazidedes. Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje homazhe në nderim të Bashkim Gazidedes, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Homazhet dhe ceremonia mortore, të organizuara nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, u zhvilluan në sallën e seancave plenare të Kuvendit, në prani të personaliteteve të larta shtetërore, familjarëve dhe miqve të tij. Pas homazheve, Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët ndahen me një prej bijve më të ndershëm, të përkushtuar, më intelektual e të shquar të tyre. "Bashkim Gazidede i përket asaj plejade të intelektualëve shqiptarë, të cilët në vitet ‘90 me guxim dhe kurajë të pashoqe shembën murin e Berlinit dhe themeluan në Shqipëri pluralizmin politik, njeri i një performance të shkëlqyer gjatë jetës së tij", u shpreh Berisha. Në kujtim të mikut të tij të vjetër, Berisha theksoi se "pas zgjedhjes deputet në këtë parlament, me votën e qytetarëve të Dibrës, ai mori përsipër ndërtimin e shërbimeve inteligjente shqiptare, zëvendësimin e shërbimeve të diktaturës me shërbime të një sistemi demokratik. Ai mblodhi rreth vetes forca, individë e elementë ndër më të përkushtuarit".
Berisha shtoi gjithashtu se "Gazidede qëndroi vendosmërisht në mbrojtje të shtetit, Kushtetutës dhe të interesit kombëtar në momente tragjike të rebelimit komunist të vitit 1997". Ai u godit nga një sëmundje të rëndë, me të cilën luftoi për disa vite me radhë. "Ndahet nga jeta duke lënë kujtimin e një intelektuali të shquar, e një shërbëtori të madh të kombit të tij, e simbolit të një njeriu të ndershëm, e një promotori të vërtetë të proceseve demokratike në Shqipëri", tha Berisha. Bashkim Gazidede u nda nga jeta pasditen e 25 tetorit, pas një sëmundjeje të rëndë. Ish- pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës që nga viti 1984, ish-deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar në zgjedhjet e vitit 1992, drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997, nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vitet 2005-2008, është përcjellë dje për në banesën e fundit. Gazidede u lind më 2 shkurt 1952, studimet parauniversitare i kreu në rrethin e Peshkopisë me rezultate të shkëlqyera ndërsa studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë, po me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1984, emërohet pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. "Me vdekjen e tij, familja humbi njeriun e vet më të dashur, miqtë dhe të afërmit humbën njeriun, të cilin do ta kujtojnë gjithmonë për virtytet e tij, shteti humbi një shërbëtor të madh e të përkushtuar, kombi humbi atdhetarin e flaktë dhe birin e tij të shquar", theksoi Berisha.
1992
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën siglën e PD-së, i zgjedhur nga elektorati i Peshkopisë
1992-1997
Si një nga miqtë më të afërt të Berishës, Gazidede merr funksionin e drejtorit të SHIK-ut
2005-2008
Pas disa viteve në heshtje, Gazidede rikthehet në 2005-ën në postin e nëndrejtorit të ZRPP-së
Alibeaj: Lamtumira e fundit e PD-së për Gazideden
Ministri i Drejtësisë, në fjalimin e fundit të lamtumirës ofroi për Gazideden vlerësime të denja për një burrë shteti.
"Me vdekjen e tij, shteti humbi një shërbëtor të madh e të përkushtuar dhe kombi atdhetarin e flaktë", tha ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në fjalën e mbajtur në ceremoninë mortore. Me fjalën e tij, ministri Alibeaj i ka dhënë edhe lamtumirën e fundit Gazidedes në emër të grupit demokrat, por edhe qeverisë. Bashkim Gazidede u lind 56 vjet më parë, më 2 shkurt 1952, në rrethin e Dibrës, në një familje me tradita të njohura patriotike në zonë e më gjerë. Studimet parauniversitare i kreu në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ndërsa ato të larta fillimisht në ish-Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër dhe më pas në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës, dega matematikë. Pas përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera, në vitin 1984, emërohet pedagog i Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Prej dy vjetësh ish-shefi i SHIK-ut ndodhej për kurim në spitalin e Milanos në Itali
Qeveria, brenda një viti, 48 mijë dollarë për kurimin e Gazidedes
Qeveria i ka `dhuruar` ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar, Bashkim Gazidedes, 48 mijë dollarë gjithsej për t`u kuruar në spitalin e Milanos në Itali. Vendimi për dhënien e 48 mijë dollarëve është dhënë në tre mbledhje të qeverisë brenda një viti. Në mars të 2007-ës, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar vlerën 40 mijë dollarë për të kuruar sëmundjen e ish-shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Në janar të 2008-ës, qeveria ka miratuar një tjetër shumë për të shkuar në favor të Gazidedes. Shuma e përcaktuar më 16 janar të këtij viti kap vlerën e 5.5 milionë lekëve të vjetra dhe kjo vlerë pasohet nga një vendim i tretë qeverie, më 17 shtator për të dhënë 1.5 milionë lekë për kurimin e nëndrejtorit të ZRPP-së. E konvertuar në dollarë, kjo shumë kap vlerën e 48 mijë dollarëve. Vitin e fundit, ish-shefi i SHIK-ut ka pasur probleme serioze me shëndetin dhe prej nëntorit të vitit 2006, gjendja e tij është përkeqësuar. Numri dy i zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, vuante nga tumori në kokë dhe prej një kohe të gjatë është vënë re mungesa e tij në zyrat e pasurive të paluajtshme. Qeveria shqiptare, nëpërmjet disa vendimeve të nxjerra edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, ka vendosur të ofrojë 48 mijë dollarë për mbulimin e shpenzimeve në spitalin e Milanos. Sipas vendimit, këto të ardhura janë marrë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave, të cilat u kujdesën për zbatimin e vendimit. Duke iu referuar vendimit, pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse. Në buxhetin e 2008-ës, Kryeministria ka lënë një fond rezervë, të cilat shkojnë në adresë të ish-numrit një të SHIK-ut. Prej muajsh, Bashkim Gazidede ndodhej për kurim nga një sëmundje e rëndë në Milano. Pas një fondi të dhënë vitin 2007, prej 40 mijë dollarësh, këtë vit qeveria dhuroi edhe një shumë simbolike për kurimin e një prej ish-bashkëpunëtorëve më të afërt të Berishës.