Prokuroria i "lutet" Alibeajt për ndryshimet në ligj
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon sërish ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, të marrë parasysh propozimet për ndryshimet në projektligjin "Për prokurorinë". Zyrtarë të akuzës qendrore pritet të dërgojnë sot një propozim për ministrin që të rimbledhë edhe njëherë ekspertët për disa nene të diskutueshme. Ndër nenet e kontestuara nga prokurorët është kontrolli i Ministrisë së Drejtësisë në organin e akuzës për dosje të pushuara. Disa ditë më parë Ministria e Drejtësisë e ka konsideruar të mbyllur këtë çështje, duke mos ndryshuar asnjërën prej pikave të papranueshme prej organit qendror të akuzës, e duke dorëzuar draftin e saj të kontestueshëm. Alibeaj nuk është tërhequr prej qëndrimit të tij primar për heqjen e imunitetit të prokurorit në rastin e arrestimit, për uljen e pagave, për dualitetin me Prokurorin e Përgjithshëm për sa i përket raportimit para Kuvendit, apo edhe për çështje të tjera që janë debatuar gjerësisht gjatë muajit të fundit.
Burimet nga prokuroria thanë se kanë propozuar të gjitha ndryshimet që mund të kryheshin, por nuk janë marrë parasysh. Por Ministria e Drejtësisë tha disa ditë më parë se në takimin e datës 6 tetor anëtarët e këtij grupi kanë rënë dakord që brenda 10 ditësh secili prej përfaqësuesve të këtyre institucioneve do të paraqisnin me shkrim përgjigjet dhe pretendimet e tyre në lidhje me këtë draft ligjor. Më datë 16 tetor asnjë prej këtyre grupeve të interesit nuk solli pretendimet e tyre. Po në këtë ditë, grupi i punës i Ministrisë së Drejtësisë ka vendosur të shpërndajë versionin përfundimtar në lidhje me këtë draft ligjor. "Pika më e kundërshtuar e prokurorisë, ajo e heqjes së imunitetit të prokurorëve, ka mbetur e pandryshuar. Ministria e Drejtësisë nuk do të heqë dorë nga kjo pikë, ndërkohë që misioni EURALIUS dhe ai OPDAT kanë shprehur miratimin e tyre për këto ndryshime", thanë burimet nga Ministria e Drejtësisë. Por prokurorët që morën pjesë në takime deklaruan se të gjitha takimet dhe debatet e zhvilluara në Ministrinë e Drejtësisë për këtë draft ligjor ishin të kota, pasi asnjë nga pikat e kërkuara dhe të kundërshtuara edhe nga organizatat e huaja, të cilat japin ndihmën dhe asistencën e tyre për drejtësinë në Shqipëri, nuk janë reflektuar.
"Drafti përfundimtar i Ministrisë së Drejtësisë është dorëzuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, pa ndryshuar thuajse asgjë nga versioni i parë nga grupi i punës së Ministrisë së Drejtësisë. Të gjitha pretendimet dhe kundërshtimet e Prokurorisë dhe Shoqatës së Prokurorëve nuk janë marrë parasysh, duke ndryshuar draftin ligjor vetëm në disa pjesë të vogla, që janë pak të rëndësishme në punën e prokurorisë. Mësohet se në draftin ligjor, tashmë të përfunduar, Ministria e Drejtësisë nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj në lidhje me pezullimin nga detyra të prokurorit; nuk është ndryshuar apo rregulluar me ligj garancia e punës së prokurorit (imuniteti); është parashikuar sërish raportimi i Ministrit të Drejtësisë pranë Kuvendit për punën e Prokurorisë; është vendosur ndryshimi i numrit të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë pranë Këshillit të Prokurorisë; nuk është ndryshuar neni për pagat dhe shpërblimet që i ulen 20% pagës së prokurorëve; nuk ka ndryshuar neni i mënyrës së shpërndarjes së kallëzimeve, që sipas ministrisë duhet të bëhet në bazë të rendit alfabetik. Sipas prokurorisë, të gjitha ato pika që janë kundërshtuar nga prokuroria nuk janë ndryshuar, duke lënë të pandryshuar draftin-ligjor që i është vënë në dispozicion fillimisht Prokurorisë së Përgjithshme.