Berisha:Topi- i implikuar më 21 Janar, Spahiu ose në drejtësi, ose në Kuqezi
I ftuar nga “Ora News” per nje interviste, edhe pse nje dite feste, ajo e Krishtlindjes, kryeministri Berisha nuk i ka shpetuar dot akuzave dhe sulmeve ndaj presidentit Bamir Topi. Sipas Berishes, Topi eshte implikuar ne ngjarjet e 21 janarit, ndersa ka thene se nuk eshte mirenjohes ndaj PD-se, duke punuar kunder saj.
Ndërkohë, kryeministri Berisha e cilësoi si të vonuar deklaratën e presidentit Topi se nuk do të kandidojë më për postin e kreut të shtetit, ndërsa u shpreh në mënyrë kategorike se nuk do të jetë ai kandidati i shumicës.
Kjo deklaratë vjen pasi 2 javë më parë unë i bëra të qartë se ai nuk do të jetë më kandidat i shumicës, kështu do të ishte më e mbarë që ajo të vinte 3 javë më parë, por megjithatë më mirë vonë se sa kurrë. Por nuk bëhet fjalë që ai të ishte kandidati i shumicës. Zoti Topi gjatë presidencës së tij ka ndërmarrë një seri aktesh të papajtueshme kryekëput me programin e PD-së. Ka shkelur disa nga parimet e mëdha programore të saj dhe faktikisht e ktheu institucionin e presidencës në selinë e një partiçke të vogël, çka nuk ka ndodhur në historinë e një vendi, ka shtuar më tej Berisha.
Shefi i mazhorancës ka treguar edhe arsyet për të cilat presidenti Topi nuk do të jetë më kandidati i mazhorancës për postin e kreut të shtetit. Sipas tij, një nga arsyet është edhe humbja e besimit dhe mosmirënjohja që ai ka treguar për partinë që e zgjodhi.
Ai është presidenti i refuzimit, refuzimi që i bëri ligjit të lustracionit. Ky i djathtë që këndonte majtas. Qëndrimi i tij dhe implikimi i tij tek ngjarjet e 21 janarit në mënyrë absolute, kjo shumicë ka dhënë besim ndaj tij dhe ka një moment në qëndrimin e njëriut, ajo që quhet njerëzi. Ka një thelb dhe ajo është mirënjohja, unë nuk ndërtoj asnjë raport mbi bazat personale, por për ata që të vendosën në karrigen më të lartë të shtetit tregove se kishe zero njerëzi dhe në këtë kontekst ta lemë në këto muajt që i kanë mbetur, ka theksuar më tej Berisha.
Shefi i qeverisë ka akuzuar presidentin Topi se bashkë me presidencën e ka kthyer edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë në një seli të një partize të vogël. Pavarësisht që e ka shndërruar në një seli të një partize dhe e shfrytëzon duke dëmtuar thellë funsksionin e kryetarit të shtetit që në Shqipëri janë ceremoniale, por janë të nderit të kombit. Ky është një funskion shumë i rëndësishëm, de facto dhe de jure në ligjet e vendit. KLD-ja është qeveria e drejtësisë, është institucioni që i emëron dhe i shkarkon dhe të gjitha këto. Është një pushtet që duhet të jetë i pavarur dhe që përjeton sot ditët më të vështira të ekzistencës pasi zotërohet nga një parti e vogël që e dëshmoi veten tek censusi, partia faqezi. Kur indidvidë të caktuar uzurpojnë institucionet pse nuk japin dorëheqjen dhe të bëjnë atë që bëjnë. Problemi është që njeriu i qytetëruar nuk mund t’ia lejojë vetes. KLD-ja është pushteti më i rëndësishëm i vendit sepse është pushteti që lidhen liritë dhe të drejtave e qytetarëve. Kjo është një periudhë e shkurtër dhe institucionet do vendosen në kushtetutshmëri të plotë, ka shtuar më tej Berisha.
I pyetur se nëse është presidenti Topi përgjegjës për drejtësinë, kryeministri Berisha theksoi: Unë mendoj se përgjegjësitë për situatën akuale në këtë sistem janë mbi të gjitha të qeverisë së drejtësisë- të KLD-së, dhe mendoj se ky institucion sipas dokumentave të pakontestueshme ka përgjegjësi për situatën aktuale në sistemin e drejtësisë. Rasti është i paprecedent.
Ai ka theksuar se problemi qëndron tek raporti mes Topit dhe qytetarëve të cilët nuk mund të pranojnë të kenë në presidencë një partiçkë të vogël në vend të një institucioni kushtetues. Çdo njeri që ka alfën e Kushtetutës nuk mund të pranojë një gjë të tillë. Shqipëria është republikë parlamentare dhe presidenti drejton presidencën si një simbol i një mirëkuptimi më të gjerë të mundshëm, i një qëndrimi sa më të balancuar, por jo armiqësor ndaj mazhorancës pasi çdo qëndrim i tillë të nxjerr jashtë Kushtetutës. Mazhoranca është formacioni i autorizuar me Kushtetutë për të qeverisur vendin. Përpjekjet për të futur thika dhe pyka janë të parëndësishme, ka shtuar më tej kryeministri Berisha.