Vlorë, vritet ndërtuesi Ardian Dervishi
Share
Në orët e mbrëmjes të së dielës, në qytetin e Vlorës, është qëlluar për vdekje biznesmeni i ndërtimeve, Ardian Dervishi, 52 vjeç.
Viktima ishte në objektin e tij që po ndërtohet pranë rrugës Transballkanike, kur u qëllua. Dervishi ndërroi jetë në spital, ndërsa nga burimet paraprake arsyeja e krimit duket se ka ardhur pas një konflikti për pronat. Viktima është qëlluar me katër plumba, ndërkohë që autori i vrasjes është shpallur në kërkim. Nga hetimet e para policia e Vlorës bëri të ditur të dyshuarin kryesor për krimin. Ai është Adnand Gori, 31 vjeç.
