Rama takon vajzat e Aleks Nikës, që i la jetime Basha dhe Berisha
Share
Kreu i opozites, Edi Rama, ka zgjedhur festën e Krishtlindjes për të bërë një vizitë tek familjarët e të ndjerit Aleks Nika, ndërsa më pas është shprehur edhe në rrjetin social Twitter se familja e tij pret drejtësi.
Për Krishtlindjet në shtëpinë Aleks Nikës ku të rriturit presin drejtësi për vrasjen, ndërsa Amelia 4 vjeçe pyet përditë a do vijë babi sot? thekson Rama në Twitter.
Aleks Nika, 34 vjeç, baba i dy vajzave, humbi jetën gjatë pjesmarrjes në protestat e opozitës të 21 janarit në Tiranë pasi u qëllua me armë zjarri.


