Berisha:Topi shiti karrigen e kreut të shtetit për 3 leje ndërtimi

Është mbledhur sot Këshilli Kombëtar i Territorit, ku kryeministri Berisha shpalos planin për kryeqytetin. Duke bërë një krahasim me kryetarin e dikurshëm, kryetar i tanishëm, Basha po punon për lulëzimin, dhe jo për betonizimin e kryeqytetit, tha Berisha. Ai akuzoi Ramën se është kryetar i babëzisë, transmeton shekulli.
“Vitet e fundit planin për të cilin kishte nevojë jetike kryeqyteti e bllokoi tërësisht babëzia. Si në asnjë qytet tjetër të Europës, kryeqyteti i Shqipërisë ra pre e babëzisë. Kjo është e vërteta, nuk ka patur asnjë faktor tjetër që ka lënë kryeqytetin e Shqipërisë pa plan rregullues përveç babëzisë. Ndaj dhe ish-kryetari i bashkisë do të regjistrohet në historinë e Shqipërisë si kryetar i babëzisë. Përgëzoj Bashkinë e Tiranës për guximin e madh që treguan për të anuluar planin që ishte bazuar kryekëput në politikën e ndëshkimit dhe shpërblimit. Shpërbleheshin dhe korruptoheshin zyrtarë të lartë përfshirë kryetarin e shtetit që shiti karrigen për 3 leje ndërtimi. Dhe në një farë mënyre më 8 maj, kur u zhvilluat referendumi i planit të Tiranës, së bashku me planin, ato nxorën nga pushtetin edhe shefin e planit, që kishte parashikuar vazhdimin e betonizimit të kryeqytetit, dhe faktikisht dora- dorës edhe asgjësimin e qytetarit. Sot ky plan i kthen qytetarit qytetin”-tha Berisha.