Gilardino, i pashitshëm

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 17:59
Alberto Gilardino nuk do të lëvizë nga Fiorentina gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi Viola e ka ‘blinduar’ sulmuesin italian, së paku deri në qershor.
“Duke i parë spekulimet e shpeshta të kohëve të fundit nëpër media, mund t’ju konfirmojmë se futbollisti Alberto Gilardino është absolutisht lojtar i pashitshëm”, shkruan në uebfaqen e klubit nga Firenze.
Për ish-futbollistin e Parmës dhe Milanit, interesim ka shfaqur Juventus.