Sot eklipsi i parëpjesshëm i diellitpër 2011-tën
TIRANE- Banorët e pjesës më të madhe të Evropës, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt kanë parë në orët e paraditës së sotme eklipsin e parë të pjesshëm të Diellit për vitin 2011.
Parë nga Toka, dukuria ka filluar në orën 07:40, ndërsa "kontakti i fundit" mes Diellit dhe Hënës do të jetë në orën 12:01.
Ata që jetojnë në zonat më në veri të Europës, do të kenë pamjen më të mirë.
Në rajonet në veri të Suedisë, pritet që të shihet pamja, ku katër e pesta e diellit do jetë e mbuluar nga hëna.
Sipas NASA-s, njerëzit në qytetet e mëdha evropiane si Londër, Paris, Amsterdam, Bruksel dhe Berlin kanë parë dy të tretën ose tre të katërtën e eklipsit të diellit në mëngjes. Edhe njerëzit në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Mesme do të mund ta shohin eklipsin, por rajonet më në jug mund të shohin vetëm gjysmën e diellit të bllokuar nga hëna.
Gjatë vitit 2011 banorët e Tokës do të jenë dëshmitarë të gjashtë eklipseve, nga të cilat katër të pjesshëm të Diellit dhe dy të plota të Hënës.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Sot eklipsi i parë pjesshëm i diellit për 2011-tën