E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlin takimi Merkel-Sarkozi per transaksionet financiare

Një takim parapërgatitor që i paraprin samitit të BE-së në fund të vitit do të zhvillojne sot kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi. Kryefjalë e axhendës do të jetë, taksa mbi transaksionet financiare, e quajtur ndryshe tobin taks, që kërkohet në veçanti nga Parisi.
Gjate javës së kaluar keshilltari I Sarkozisë, tha se taksa do të aplikohet këtë vit dhe se presidenti francez do të vazhdojë me këtë ide edhe nëse vendet e tjera të BE-së nuk bien dakord. Vendimi përfundimtar mbi këtë taksë do të merret në fund të muajit në samitin e parashikuar.
Taksa mbi transaksionet financiare ka sjelle reagime edhe në Francë. Një organizatë që përfaqeson kompanitë e shërbimeve të transanksioneve franceze denoncoi kërcënimet e presidnetit francez, se do të vazhdojë i vetëm në aplikimin e kësaj takse, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të orientojë investitorët në tregje të tjera. Taksa kundërshtohet nga Britania e Madhe dhe Suedia. Një dite më parë kryeminsitri britanik Dejvid Kameron tha se taksa nuk mund të jetë e aplikueshme në të gjitha vendet e BE-së. Ai shtoi se Britania e Madhe do ta bllokoje taksën mbi transaksionet financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›