Sejdarasi Tarifat e reja te karburanteve per mbrojtjen e mjedisit
Fillimi i vitit 2012 ka njohur një rritje të ndjeshme të çmimit të karburanteve për konsumatorët, duke i bërë të mendohen dy herë përpara se të ndezin makinën. Lidhur me këtë rritje çmimesh përfaqësuesit e bizneseve importuese të lëndëve djegëse, deklarojnë se këtë herë nuk është biznesi që ka sjellë rritjen e çmimeve në tregun e brendshëm të karburanteve.
Drejtori i përgjithshem i “Bisness Albania”, Bardhi Sejdarasi thekson se hyrja ne fuqi e vendimit për tarifimin prej 8.4 lekësh për çdo litër karburant, bëhet me qëllim për mbrojtjen e mjedisit dhe kjo shumë do shkojë tek tatimet.
Ndërkaq Sejdarasi shton se edhe në bursat ndërkombëtare ditët e fundit ka pasur rritje tëe çmimit të karburanteve, fakt i cili pritet të pasqyrohet në ditët në vijim edhe ne tregun shqiptar të pakicës .
Ditën e hënë një litër naftë është tregtuar me një çmim mesatar prej 185 lekësh , ndërsa një litër benzinë kushton 187 lekë.