Berlinale e nderon aktoren Meryl Streep

Streep do të prezantohet me çmimin e nderit Ariu i Artë, titulli më i lartë i festivalit, më 14 shkurt.
“Meryl Streep është performuese e shkëlqyer me dhunti të shumta, e cila lëviz me lehtësi ndërmjet roleve dramatike dhe komike”, tha drejtori i festivalit Dieter Kosslick.
Filmi i fundit i aktores Meryl Streep, ‘The Iron Lady’, do të shfaqet në festival.
Gjithashtu do të shfaqen edhe disa prej filmave të saj të mëparshëm, përfshirë “Sophie's Choice”, “Kramer vs Kramer”, “The Bridges of Madison County” dhe “Out of Africa”.
Në vitin 1999, Streep fitoi çmimin për fotografinë më të mirë në Berlinale dhe në vitin 2003 e ndau çmimin Ariu i Argjendtë për filmin ‘The Hours’ me aktoret Julianne Moore dhe Nicole Kidman.
Në vitin 2006, ajo u paraqit në garë me komedinë e regjisorit Robert Altman, ‘A Prairie Home Companion’.
Streep është paraqitur në më shumë se 40 filma dhe ka pasur një rekord prej 16 nominimeve për Oscar, duke fituar dy prej tyre për performancat e saj në filmat “Sophie's Choice” (1982) dhe “Kramer vs Kramer” (1979).
Festivali i Filmit në Berlin do të fillojë më 9 shkurt.