E Shtunë, 31 Tetor 2026

Louvre, muzeu më i vizituar

Muzeu Louvre, i cili ndodhet në qendër të Parisit, ka përforcuar pozitën e liderit në listën e muzeve më të vizituar botërorë. Gjatë vitit 2011 muzeun në të cilin ruhen kryeveprat më të rëndësishme botërore të artit e kanë vizituar 8.8 milionë njerëz.

Nga vetë Louvre është njoftuar se vitin e kaluar numri i vizitave është rritur për pesë përqind, dhe se muzeu gjithnjë e më tepër po vizitohet nga amerikanët dhe vizitorët nga shtetet në zhvillim. Ndryshe, sipas agjencive të lajmeve, më së shumti vizitor në Louvre ka pasur nga SHBA, Brazili, Italia, Australia dhe Kina.

Muzeu i dytë më i vizituar në botë është British Museum, që u vizitua nga 5.8 milionë njerëz, dhe ai pasohet nga Metropolitan Museum në New York, i cili vitin a kaluar u vizitua nga 5.2 milionë njerëz.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›