E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini: Bjellorusia po përballet me izolim

Gjermania ka thirrur ambasadorin e Minskit për të shfaqur shqetësimet e saj rreth ndërhyrjes brutale të autoriteteve të Bjellorusisë në protestën e opozitës.

Ministri i jashtëm gjerman ka paralajmëruar se Bjellorusia po ballafaqohet me izolim.

Ambasadori Andrei Giro, është thirrut në Ministrinë e Jashtme, ku zyrtarët i kanë thënë se Minski duhet menjëherë të lirojë të burgosurit dhe të nisë dialogun politik me partitë opozitare.

Ministri i jashtëm Guido Westerwelle, i cili e ka vizituar Bjellorusinë, para zgjedhjeve, ku ka apeluar për zgjedhje të drejta, ka biseduar me telefon me sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton në lidhje me krizën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›