Rama ne nje bashkebisedim me rrjetin rinor
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, në një bashkëbisedim me rrjetin rinor është bërë pjesë e nje takimi ku gjithcka është biseduar. Rama përballë të rinjve, duke folur me pozitivitet, është munduar të përcjellë sa më shumë shpresë dhe kurajo për ta, duke theksuar se kjo është mënyra e duhur për ti dhënë më shumë dinjitet marrëdhënieve tona në shoqëri.
“Eksperienca e grupit rinor tregon se shumçka që duket e pamundur është e mundur falë vullnetit dhe kurajos dhe e dyta është që shumë çka është e pamundur është e mundur që me kurajo ne të përballojmë më shumë se sa një takim që nuk ka një fjalë rasti”.
Më tej Rama është ndaluar dhe tek arsyeja pse të rinjtë janë mbledhur së bashku, ku ndër arsyet me primare mbetet dëshira për të ecur me para.
“Një gje e perbashkët ju ka mbledhur këtu, dëshira për të qënë dhe për të bërë dicka më shumë sesa ajo që njeriu bënë brënda rrethit të ngushtë të interesave të tij, që nuk mjaftojnë për ti dhëne njeriut për të marrë atë kënaqësi” tha Rama.