Berlini, asnjë vendim për Greqinë para raportit të Trojkës
“Kancelarja Merkel mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes sa i përket detyrimit të Greqisë për reformat”, deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane, pas publikimit në gazetën Financial Times se kryeministri Samaras më 24 gusht do të kërkojë në takimet me Merkel dhe Hollande, dy vjet shtesë për zbatimin e programit. Berlini insiston në respektimin e angazhimeve të Athinës, por është i hapur në bisdeime, theksoi zëdhënësi Stefan Zaibert.
“Kancelarja sigurisht do të dëgjojë çka për t’i thënë zoti Samaras për situatën në Greqi dhe për zbatimin e programit. Për kancelaren, si dhe për gjithë qeverinë gjermane, memorandumi që përcakton se çfarë duhet të arrijnë grekët gjë që për ne mbetet në fuqi dhe përbën bazën për bashkëpunimin e ndihmën ndaj Greqisë”. Zaibert shtoi se asnjë vendim nuk mund të merret para se Trojka të finalizojë në muajin shtetor, vlerësimin për ecurinë e reformave në Greqi.
FT: Samaras do të kërkojë afat shtesë për masat
Greqia do të kërkojë një afat shtesë prej dy vjetësh për programin e ashpër të shtrëmngesave, domethënë deri në vitin 2016, dhe do të kërkojë edhe 20 miliardë të tjera për të ulur deficitin financiar, bën të ditur gazeta Financial Times (FT).
Kryeministri grek, Antonis Samaras do ta artikulojë këtë kërkesë gjatë bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel më 24 gusht në Berlin dhe me presidentin francez Francois Hollande në Paris më 25 gusht, shton gazeta, që ka siguruar një dokument ku përmbahen detaje lidhur me këto propozime. Sipas dokumentit, Greqia do të nevojitet 20 miliardë euro më tepër për mbështetjen e buxhetit në rast se i jepet shtyrja e afatit, por nuk ka ndërmend të kërkojë sërish ndihmë nga partnerët e saj të eurozonës.
Spiegel: Vetëm falimentimi mund të ndihmojë Greqinë
Asgjë nuk mund ta ndihmojë Greqinë se për të shmangur falimentimin, thuhet në revistën gjermane «Der Spiegel», sipas së cilës Greqia është "pak para humnerës." Revista gjermane thekson se Greqia edhe një herë arriti të zhgënjejë huadhënësit e saj dhe se vetëm falimentimi do të arrijë ta lëhtësojë nga borxhet e saj.
Ajo argumenton se Greqia duhet të falimentojë, sepse as FMN, as Eurozona mund të sakrifikojnë kredibilitetin e tyre duke i ofruar një ndihmë të re.
"Qëllimi i Merkel dhe aleatëve ishte për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi, por dështuan", shkruan mes tjerash, Spiegel, ndërsa kritikon kancelaren gjermane duke theksuar se në qoftë se ajo nuk paraqitet përpara parlamentit gjerman, për paketën e tretë të mbështetjes së Greqisë pas kërkesës se Samaras për kohë shtesë dy-vjeçare, partnerët qeveritarë do t’i gjejë jashtë ndërtesës.