E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikrovala zvogelon vlerat ushqyese te ushqimit

Mikrovala eshte pajisja elektroshtepiake me e perhapur pas televizorit. kjo vjen pasi nje mikrovale eshte e shpejte dhe ka perdorim te lehte, nuk ze shume vend, mund te perdoret per pergatitjen e ushqimit ne shtepi, ne zyre, biles dhe ne restorante. Ndoshta edhe restorantet me fame per ushqime te shendetshme mund te jene te varur nga kjo pajisje elektrike per te ngrohur apo gatuar ushqimet.

A eshte e sigurt mikrovala?
Pare nga nje perspektive e gjere. Sistemi tretes i njeriut ka evolucionuar prgjate mijera viteve per te tretur ushqime krude ose te gatuara me uje apo nxehtesi. Megjithate, ushqimet e gatuara me mikrovale perfaqesojne nje metode gatimi totalisht te huaj dhe te panjohur per sistemin tretes te njeriut. Logjika na ben te mendojmese nje metode gatimi teresisht e panjohur dhe e ndryshme do te alteroje vetite kimike te ushqimeve duke ndikuar ne menyre negative ne shendetin tone.

Si funksionon nje mikrovale?
Mikrovalet bejne pjese ne spektrin elektromagnetik te energjise qe perfshin edhe valet e drites e te radios. Perhapen me shpejtesi shume te madhe.
Atehere, si e ngroh kaq shpejt ushqimin kjo pajisje?
Brenda mikrovales gjendet nje "magnetofon', i cili eshte nje tub me elektrone. Elektronet bashkeveprojne me energji magnetike dhe elekrike dhe shnderrohen ne vale me mikrogjatesi. Ky eshte rrezatimi qe ndervepron me molekulat e ushqimit.
Molekulat e ushqimit kane nje pol pozitiv dhe nje nje pol negativ, ne menyre te ngjashme me nje magnet. Elektronet e magnetofonit prodhojne vale me gjatesi te cilat bashkeveprojne me pjeset pozitive dhe negative te molekulave te ushqimit.
Molekulat e ushqimit fillojne te vibrojne, deri ne disa milione here per sekonde. Ky vibrim molekular eshte shkaktari i krijimit te nxehtesise ne ushqim. Ky vibrim deformon molekulat e ushqimit dhe krijon perberje te reja te cilat nuk njiheshin me pare. Eshte arritur te tregohet se keto perberje te reja ne ushqimet e gatuara ne mikrovale demtojne elementet e gjakut, sistemin tretes dhe ate imunologjik. mikrovala ekziston tashme prej afersisht 40 vjetesh, por deri tani jane realizuar vetem pak studime shkencore mbi to.Hulumtimet qe tregojne efektin negativ mbi shendetin e ushqimeve te gatuara me mikrovale
Jane kryer studime te hollesishme ne Zvicer dhe Rusi mbi ushqimet e gatuara ne mikrovale dhe efektet e tyre mbi trupin e njeriut. Te dyja keto studime arriten ne perfundimin se gatimi i ushqimeve ne mikrovale zvogelonte ne menyre domethenese vlerat ushqyese, deformonte molekulat e proteinave dhe krijonte perberje te reja antinatyrale. Megjithate, pjesa me shqetesuese ishte fakti se u vu re perkeqesim i shendetit tek individet qe merrnin vetem ushqime te gatuara ne mikrovale.

A mund te ngroh ushqimin ne mikrovale ne menyre sporodike?
Jo. Ne te vertete, ushqimet e ngrohura ne mikrovale ngrohen ne menyre jo te barabarte dhe kane pjese te mingrohura dhe pjese te ftohta. Pjeset e ftohta mund te nxisin rritjen e baktereve te tilla si salmonela dhe mund te pesoni nje intoksikim nga ushqimi.
Per me teper, kur perdoren ene apo mbeshtjellje plastike ne mikrovale, ne ushqimin tuaj mund te perfundojne shume lende kimike te demshme.
Ne nje studim te koheve te fundit u arrit ne perfundimin se ingredientet kancerogjene te pranishem ne nje film platik per mbeshtjelljen e ushqimit jane 10 000 here me te larte se sa kufiri i sigurise i percaktuar nga FDA )Federata per Ushqimet dhe Barnat ne SHBA).

Eshte arritur te tregohet se ekspozimi nga BPA, i perdorur ne prodhimin dhe disfuksion erektil, nderkohe qe gjithashtu eshte lidhur me semundje kardiovaskulare dhe diabet.
Te meshkujt dhe femrat ksenoestrogjenet nxisin rritjen ne peshe ne zonen e barkut dhe gjoksit, si dhe rrisin masen dhjamore ne vithe, ne ije, kofshe dhe ne pjesen e prapme te kraheve. Keshtu qe, pervec se jane jo te shendetshm, ushqimet e gatuara ne mikrovale mund te bejne qe te shtoni ne peshe.
(m.a/infoalbania/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›