Berlini ndalon transportin ajror te mallrave nga Jemeni neper Gjermani

Ministri i Brendshem Thomas de Maizire kishte planifkuar ne fakt te niste te dielen 31.10. nje udhetim per ne Lindjen e Mesme. Vizita triditore ne Tel-Aviv Jerusalem dhe Ramallah ishte planifikuar kahere por paketa me lende shperthyese e zbuluar ne Angli e ka shtyre kete vizite per nje kohe te pacaktuar. Shefi i sigurimit te vendit duhet te mbetet ne vend u tha ne Ministrine e Brendeshme ne Berlin pasi u be e ditur se paketa e zbuluar ne aeroportin britanik East Midlands kishte kaluar edhe neper aeroportin Keln-Bon. Zyra Federale e Kriminalistikes eshte informuar te premten prej sherbimeve sekrete te Arabise Saudite per paketen e nisur per ne ikago por informata erdhi teper vone theksoi de Maizire.
Bildunterschrift Thomas de Maiziere CDU gjate konferences per shtyp31.10.2010
Me pas kemi konstatuar se ne momentin kur morem informacionet paketa ishte nisur per ne Britanine e Madhe por eshte e vertete qe paketa ka kaluar neper aeroportin Keln-Bon. Zyra Federale e Kriminalitikes e ka gjetur numrin e sakte te paketes dhe i ka njoftuar autoritetet britanike sepse e kemi ditur qe ajo eshte nisur per ne Britanine e Madhe. - tha ministri.
Kontroll rigoroz i pasagjereve por jo i avioneve te transportit
Autoritetet gjermane te sigurise duket se i ka befasuar perpjekja per sulme terroriste me paketa te dergura me poste. Sepse ndersa njerezit kontrollohen ne menyre rigoroze kontrolli i avioneve te transporteve gati qe nuk ka ndryshuar. Kete e pranoi edhe vete ministri Shume gjera flasin se Gjermania nuk eshte objektiv i sulmeve. Ne transportimin e mallrave ne fluturimet nderkombetare nuk dihet prej fillimit se cila eshte rruga e sakte e transportit. Pra nuk ishte e qarte se ky transport do te kalonte neper Gjermani. Por eshte fakt qe ka kaluar neper Gjermani dhe eshte plotesisht e paqarte se kur mund te shperthente kjo lende - pemes nje mekanizmi automatik apo pas kalimit te nje kohe te caktuar.
Edhe Gjermania e rrezikuar prej rrjetit terrorist El Kaida
Me fjale te tjera Gjermania eshte shume me e rrezikuar prej rrjetit terrorist El Kaida nga sa mendohej ne fillim sepse lenda shperthyese mund te aktivizohej edhe ne Gjermani. Si pasoje e kesaj ne Gjermani jane ndaluar perkohesisht ardhja e avioneve te transportit nga Jemeni.
Qeveria federale ka kerkuar ndalimin e transportit ajror te mallrave nga Jemeni neper Gjermani. shte ky nje aksion i perbashket me SHBA-ne Britanine e Madhe dhe Francen. - tha ministri i Brendshem Thomas de Maizire.
Nderkohe eshte urdheruar qe te kontrollohen detajisht te gjitha mallrat qe kane mberritur nga Jemeni qofte permes qarkullimit ajror apo tokesor. Ministri de Maizire ka paralajmeruar edhe masa per eliminimin e dobesive ne sistemin e kontrolleve.
Autor Sabine Kinkartz / Bahri Cani
Redaktor Pandeli Pani