E Diel, 1 Nëntor 2026

Bombat zbulohet prodhuesi

Hetimet per bombat e vendosura ne avion cuan ne gjetjen e autorit te vertete te prodhuesit te tyre.

Ai eshte nje i kerkuar nga sherbimet sekrete per lidhje me Al Kaedan nderkohe studentja e arrestuar u lirua per shkak se u mesua se asaj i ishte vjedhur identiteti.

Avokati i vajzes kembengul se 22-vjecarja nuk kishte asnje lidhje me grupet terroriste dhe se kishte qene vetem viktime e vjedhjes se identitetit. I ati i saj u shpreh i lehtesuar nga vendimi.Fale Zotit problemi u zgjidh dhe e verteta doli ne shesh shpresoj qe te mos ndodhin me gjera te tilla tha babai i 22-vjecares.

Vemendja tani eshte perqendruar ne nje person tjeter. Njeriu qe mendohet se krijoi pakot bombe mund te jete prodhuesi kryesor i eksploziveve per krahun e Al Kaedes ne Jemen. Ibrahim Hasan al Asiri eshte nje prej emrave me te kerkuar ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›