E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania bllokon fluturimet nga Jemeni

Qeveria gjermane ka vendosur qe te bllokoje udhetimet e pasagjereve qe vijne nga Jemeni.

Me pare shteti gjerman vendosi edhe ndalimin e fluturimeve te avioneve te mallrave.

Sipas nje zedhenesi te Ministrise se Transporteve autoritetet e aviacionit kane marre instruksione qe te mos lejojne hyrjen e asnje avioni qe vjen direkt apo indirekt nga Jemeni.

Pas gjetjes se pakove bombe ne ngarkesat qe vinin nga Jemeni jane forcuar masat e sigurise ne shume vende te botes.

Italia ka intensifikuar nivelin e alarmit aeroporti i Kajros ka forcuar kontrollet e mallrave dhe bagazheve.

Po ashtu edhe autoritetet e Jemenit kane dekretuar masa te jashtezakonshme ndaj te gjitha ngarkesave dhe mallrave qe lene vendin dhe kane vendosur per krijimin e nje rrjeti special per mbrojtjen e aeroporteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›