E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini në festë, përkujtohet rrëzimi i sistemit komunist

Dy dekada më parë, më 9 nëntor 1989, rrëzimi i këtij muri i dha jetë shpresës së miliona njerëzve në Evropën Lindore, të mbytur nga utopia e sistemit komunist.

Berlini pret sot me dhjetëra personalitete të politikës ndërkombëtare, ku spikat presidenti rus Dimitri Medvedev, dhe Sekretarja amerikan e Shtetit, Hilari Klinton.

Porta e Brandenburgut, simboli i ndarjes së Evropës për gati 40 vjet, do të jetë arena e festimeve të mijëra qytetarëve nga shumë vende të kontinentit. Dhjetëra blloqe betoni në formën e dominove gjigante, do të rrëzohen në mënyre simbolike gjatë orëve të mbrëmjes.

Dorën e parë rrëzimit të këtyre dominove do t’ua japë ish-lideri polak, Lech Walesa, ndërsa në fund do të jetë kreu i KE-së, Hoze Manuel Barroso.

Mijëra fishekzjarrë pritët të ndriçojnë qiellin berlinez gjatë orëve të mbrëmjes, ndërkohë që një koncert madhështor në Portën e Brandenburgut do të pasojë rrëzimin e dominove. 

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›