E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio kërkon pasardhësin e Rejas

Edhe pse nuk e kanë pranuar ende dorëheqjen e trajnerit Edy Reja, drejtuesit e Lazios po mendojnë për pasardhësin e tij.

Pasi morën përgjigje negative nga Marcelo Lippi, presidenti Claudio Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare ia kanë mësyrë edhe trajnerit italian Gianfranco Zola, i cili në të kaluarën e kishte udhëhequr Chelsean.

Ndërkohë, në opsion të Biancocelestëve është edhe Gigi De Canio. Reja kishte dhënë dorëheqje në fillim të javës, pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, por, të paktën deri tash, drejtuesit e Lazios nuk e kanë aprovuar vendimin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›