Komuniteti i Bektashinjve ndihma për banorët e izoluar

Komuniteti i Bektashinjve dërgon ndihma për banorët e zonave të bllokuara prej dëborës. Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, u shpreh se këto ndihma janë për zonat e thella të Tropojës, Kukësit dhe Korcës. Ndihmat të cilat janë nisur me kamionë të ushtrisë, janë kryesisht ushqime.
Sipas Kryegjyshit Botëror një nisme e tillë për dërgimin e ndihmave drejt familjeve që kanë nevojë do të përsëritet disa here. Kontigjenti i parë i ndihmave ishe i ndarë në 550 kuti. Edhe pse kanë pushuar reshjet e borës që prej disa ditësh, disa fshatra të thella në zonat malore vijojnë të mbeten të bllokuara.