Besa pezullon Alikaj, pritet AbazajAlikaj, i aktivizuar shumë pak (5 ndeshje këtë sezon) nga trajneri Ilir Daja, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me këtë të fundit, dhe ka braktisur stërvitjen me Besën

Mesfushori Enkeleid Alikaj (Besa) mund të këmbehet me sulmuesin Oriand Abazaj (Elbasani). Lajmi pohohet nga gazeta sportive shqiptare “Sport Ekspres”. Alikaj, i aktivizuar shumë pak (5 ndeshje këtë sezon) nga trajneri Ilir Daja, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me këtë të fundit, dhe ka braktisur stërvitjen me Besën. Për drejtuesit verdhezinj, Alikaj (ish-Dinamo e Partizani), është i pezulluar.
E Marte, 27 Janar 2009