E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani nga ndihmat te sulmiTrajneri Shpëtim Duro ka kërkuar pikërisht një të tillë, pasi në vijën e parë ka mbetur vetëm korçari Marius Ngjela (12 ndeshje, 3 gola këtë sezon). Ndeshja e parë e Partizanit në rifillimin e kampionati është ajo

Partizani (pas qetësimit të situatës) është në kërkim të një sulmuesi. Trajneri Shpëtim Duro ka kërkuar pikërisht një të tillë, pasi në vijën e parë ka mbetur vetëm korçari Marius Ngjela (12 ndeshje, 3 gola këtë sezon). Ndeshja e parë e Partizanit në rifillimin e kampionati është ajo me Bylis në Ballsh.

LARGIMET
Partizani ka humbur gjatë merkatos dimërore katër lojtarë: Elis Bakaj (11 ndeshje, 2 gola në pjesën e parë të sezonit, tani te Dinamo); Rrahman Hallaçi (16 ndeshje, tani te Elbasani), Reinaldo Kalari (13 ndeshje, tani te Kastrioti) dhe Teodor Përlleshi (8 ndeshje, tani te Teuta)

EMRAT E PËRFOLUR
Emrat që përmenden për të veshur fanellën e Partizanit për vijën e sulmit janë disa ish-ë: Skerdi Bejzade (Elbasani, 12 ndeshje, 1 gol këtë sezon), Gerhard Progni (Besa, 14 ndeshje, 2 gola), Arbër Abilaliaj (Besa, 14 ndeshje, 3 gola) dhe Bledar Mancaku (Besa, 15 ndeshje, 2 gola).

LOJTARËT NË PROVË
Engert Bakalli (ish-Elbasani) nuk ishte në stërvitje ditën e hënë (ndodhej në Elbasan për të marrë letrat). Gentian Gjondeda (ish-Teuta, 14 ndeshje) ende nuk ka vendosur, pasi nuk ka zgjidhur akoma problemet me dokumentacionin me klubin durrsak. Rezart Maho (Kallamata, Greqi), i cili ishte për provë te të kuqtë nuk duket në stërvitje prej së premtes së kaluar.
 
“SHPËTONI PARTIZANIN”
Në gjimnazet e kryeqytetit ka nisur nisma “Shpëtoni Partizanin”, një iniciatëvë e 16-vjeçari Erjon Dake. “Ultrasi i kuq” e nisi të materializojë nismën e tij nga gjimnazi “Ismail Qemali”, së bashku edhe me partizanasit e tjerë Andi Kasmi e Bledar Doda. Sipas gazetës sportive shqiptare “Sport Ekspres” i ka kushtar një dyfaqësh special kësaj nisme, deri ditën e hënë u grumbulluan 50 mijë lekë të vjetra.

E Marte, 27 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›