E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi: Nuk e dija se rrethoheshim nga budallenj

"Jam në humor të mirë edhe pasi kam lexuar të gjithë titujt e gazetave italiane". Kështu u shpreh kryeministri, Silvio Berlusconi, një ditë pas deklaratës së bujshme lidhur me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

"E dinim që rreth e rrotull kishim shumë budallenj, po nuk e dinim se ishin kaq shumë dhe që do te vetëdeklaroheshin publikisht", u shpreh Berlusconi.

Një ditë më parë, presidenti i Këshillit të Ministrave, deklaroi se nga Moska se Barack Obama është i bukur, i ri dhe i nxirë nga dielli dhe ka të gjitha cilësitë për të shkuar mirë me presidentin rus, Dmitri Medvedev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›